Dy godina të tjera konviktesh në Qytetin Studenti po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe studimi për studentët.
Pas konvikteve 5, 6, 20 dhe 21, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për rikonstruksionin e godinave 27 dhe 28.
Puna ka nisur fillimisht me mjediset e përbashkëta, si salla leximi, nyjet sanitare apo dushet, ndërsa gjatë verës, kur studentët të marrin pushimet, do të bëhet ndërhyrja edhe nëpër dhoma.