Qytezë e re, në Thumanë gjithçka është gati (FOTO)

130

Banorët e Thumanës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në banesat e reja.

Në Thumanë po ndërtohen 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesave individuale.

Po ashtu, në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi, 37 426 m2 infrastrukturë rrugore, si dhe 3456 m2 ndërtime në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare etj.

Në shërbim të banorëve janë edhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.