Rehabilitohet ambulanca e Kaninës, përfitojnë 2500 banorë

52

Rreth 2500 banorë të fshatit Kaninë, por edhe turistët që frekuentojnë këtë zonë turistike tashmë marrin shërbimin shëndetësor në qendrën shëndetësore të rehabilituar.

Kjo qendër shëndetësore është rehabilituar në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Ambulanca e Kaninës ofron sot kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe një standard të ri shërbimi për banorët e zonës, por edhe turistët.