Rekomandimi i OBSH: Pse duhet të bëni të paktën 40 minuta aktivitet fizik në ditë

23

OBSH sapo ka publikuar në “British Journal of Sports Medicine” udhëzime të reja mbi lëvizjen, të shkruara nga mbi 40 shkencëtarë nga e gjithë bota, në lidhje me sa aktivitet duhet bërë për të kundërshtuar efektet negative të orëve ulur.

Për këtë arsye, studimi analizoi të dhënat mbi 44 370 vullnetarëve nga katër vende të ndryshme të botës.

Gjurmuesi i fitnesit me të cilin ishin të pajisur vullnetarët tregoi se sa më shumë subjekti kishte një jetë aktive aq më e shëndetshme është jeta e tyre

Rekomandimet e OBSH-së dhe ato të studimit janë të njëjta: 40 minuta në ditë ose midis 150 dhe 300 minuta aktivitet fizik i moderuar, ose 75-150 minuta aktivitet intensiv.

Kjo vlen për të gjithë të rriturit, madje edhe për personat me aftësi të kufizuara ose ato që vuajnë nga një sëmundje kronike, ose për gratë që janë shtatzënë, ose që sapo kanë lindur.

Në fakt përfitimet janë të shumta dhe të thella për të gjithë. Pas moshës 65 vjeç, rekomandohen gjithashtu ushtrime për ekuilibër.

Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve, arrihet madje edhe në një mesatare të rekomanduar prej 60 minutash, duke marrë parasysh nevojën e madhe për lëvizje te më të vegjlit.