Kompjuterat e së ardhmes, krijohet materiali i ri “inteligjent” që imiton trurin

19

Materiali i ri “inteligjent”, i formuar nga atome të vetme të lidhur së bashku si neurone, sillet si një tru i vërtetë, duke ruajtur informacione dhe duke modifikuar veten sipas stimujve të jashtëm.

Rezultati, i botuar në “Nature Nanotechnology” nga fizikantët e Universiteti Katolik të Nijmegen, në Holandë, do të hapë rrugën për një brez të ri kompjuterash gjithnjë e më të vegjël, më të fuqishëm dhe më të gjelbërt, me të cilët do të plotësohet kërkesa në rritje për kapacitet kompjuterik.

Falë këtij studimi të fundit, studiuesit kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar një mënyrë për të mbledhur atome kobalt në një substrat fosforine, duke formuar një rrjet që është i aftë të ruajë dhe përpunojë informacionin duke imituar trurin.

Ky rrjet, i cili ka sinapset më të vogla (lidhjet) në botë, është gjithashtu i aftë t’i modifikojë ato fizikisht bazuar në inputet që merr.