Rekordi/ 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, rreth 2 mln më shumë se vitin e kaluar

10
7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, referuar të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Janë 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.
Ndërsa patëm edhe të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi, si:
85% më shumë vizitorë nga Anglia;
3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja;
2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia;
3 herë më shumë vizitorë nga Holanda;
84% më shumë vizitorë nga Turqia;
2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit.