VIDEO/ Rikonstruktohet Ura e Ali Pashës në Tepelenë, një aset i çmuar i mbetur nga lashtësia

55

Ura e Ali Pashës, në Tepelenë, një aset i çmuar i mbetur nga lashtësia do tu kthehet turistëve e rikonstruktuar.

Në këtë urë ka përfunduar ndërtimi i Belvederes dhe ndriçimi led i pasarelës.

Po ashtu ka përfunduar edhe ndërtimi i shëtitores, ndriçimi dhe gjelbërimi mbi mbrojtjen lumore.

Ura e Ali Pashës ose Ura e Dunavatit, ishte pjesë e një kompleksi të madh ujësjellësi të porositur në fillim të shekullit të 19-të nga Ali pashë Tepelena. Ujësjellësi furnizonin cisternat e kalasë me ujë nga mali Sopot, 10 km larg.

Gjirokastra nuk kishte shërbim uji në atë kohë dhe Ali Pasha shpejt dalloi nevojën për këtë strukturë. Ujësjellësi u shkatërrua kryesisht në vitin 1932, por ky seksion në lagjen e Dunavatit mbeti duke i rezistuar kohës.

Për të shkuar në urën e vjetër të duhet gati 30 minuta nga qendra e Gjirokastrës dhe rreth 15 minuta me këmbë nga shtegu në lagjen Dunavat.

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën shkojnë edhe tek ura historike. Gjirokastra ka shumë potencial si atë natyror, historik e kulturor, por ajo që është e rëndësishme mbetet investimi në ruajtjen e këtyre vlerave që i japin formë këtij qyteti.