Rikthehet normaliteti në aeroportin e Rinasit, 28 fluturime të konfirmuara për datën 3 korrik

83

Në një normalitet të ri të imponuar nga Covid-19, vijon puna dhe jeta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur sot se “pas rinisjes së fluturimeve në datën 22 qershor, situata është nën kontroll dhe masat po zbatohen me përpikmëri”.

28 fluturime janë konfirmuar për datën 3 korrik nga aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Aeroporti përmes një njoftimi bëri të ditur fluturimet e konfirmuara për ditën e premte.⠀

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim (destinacion i ri )

Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim

Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Wizz Air Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Jonika Airline – Tiran – Kiev dhe kthim

Ukraine International – Kiev – Tiranë dhe kthim (destinacion i ri )

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Rome dhe kthim

Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim (çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

TIA u kërkon pasagjerëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës.

“Maskat janë të detyrueshme”, thekson TIA.⠀⠀⠀⠀

Gjithashtu TIA shton se, “lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE”. ⠀