Rikthim te tezgjahu/ Ardjani, pas 17 vitesh emigrimi hapi biznesin dhe eksporton në Itali

64

Ardjani është një rast suksesi në sipërmarrje. Ai ka rikthyer punën me tezgjah në Shqipëri pas 17 vitesh emigrimi në Itali dhe sot eksporton jashtë vendit.

Ardjani me profesion inxhinier mekanik, kthehet në Shqipëri ku vendos të zhvillojë eksperiencën e fituar në shtetin fqinj.

I ndihmuar edhe nga bashkëshortja e tij e palodhur Merita, dhe e bija Martina, në sytë e së cilës dallohej entuziazëm, prej 17 vitesh ata merren me prodhimin e rrobave profesionale.

Procesi është një cikël i mbyllur që fillon nga prodhimi i copës nëpërmjet tezgjaheve dhe deri tek ngjyrosja sipas dëshirave të porositësit.

Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për furnizimin e tregut vendas, ndërsa një pjesë e vogël eksportohet në Itali nën logon “Made in Albania”.

Interesante ishte procesi i ngjyrosjes që realizohej me lëndë mbrojtëse ndaj mjedisit, çka e bën biznesin e Ardjanit unik në llojin e vet.