Rinovohet flota e autoambulancave, shërbim me aparatura moderne edhe në banesë

80

Tre spitalet universitare në kryeqytet janë pajisur me autoambulancat e reja, të cilat, falë aparaturave moderne, mundësojnë ofrimin e shërbimit edhe në banesë.

Në total janë 32 autoambulanca të reja në të gjithë vendin. Riorganizimi i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka bërë që numri i thirrjeve për ndihmë që priten falë sistemit të ri të kësaj njësie të 4-fishohet.

Kjo qendër gjatë vitit 2018, ka marrë mesatarisht 900 thirrje në ditë duke kryer mbi 44 mijë misione nga të cilët 56% e pacientëve e kanë marrë shërbimin shëndetësor në banesë.