Sëmundja e brucelozës, vaksinohen 20,3 % e të të imtave

18

Në kuadër të zbatimit të Programit Kombëtar të Kontrollit të Sëmundjes së Brucelozës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka nisur vaksinimin falas te të imtat e remontit në të gjithë vendin.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  bëri të ditur se, në zbatim të programit të kontrollit me vaksinën REV-1, deri më sot është realizuar 20,3 % e profilaksisë shtetërore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se procesi i vaksinimit vazhdon. Ndërsa një muaj më parë MBZHR përfundoi vaksinimin 100 % të të imtave në blegtori kundër sëmundjes së plasjes, në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.