Shërbime shëndetësore falas për komunitetin rom dhe egjiptian

81

Programi i shërbimit shëndetësor dhe social në komunitet do të rinisë për të dytin vit radhazi për të garantuar shërbime afër vendbanimit për kategoritë vulnerabël, posaçërisht për komunitetin rom dhe egjiptian.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej janarit 2018 ka nisur programin e kujdesit shëndetësor në komunitet, duke i kushtuar vëmendje të posaçme vaksinimit, mamografisë dhe shërbimeve të tjera parandaluese.

Nga ky program, kanë përfituar banorët e komunitetit rom në zonat me përqendrimin më të lartë të këtij komuniteti në të gjithë vendin. Janë vaksinuar rreth 1000 fëmijë, kanë kryer mamografinë dhe ekon rreth 200 gra rome si dhe kanë përfituar nga vizitat e syve falas rreth 90 fëmijë.