Sipas INSTAT, për vitin 2022, fermerët, prodhuesit dhe i gjithë zinxhiri ekselent prodhues, përpunues dhe eksportues bujqësor i Shqipërisë, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila llogarit edhe kode të tjera të bujqësisë referuar metodologjisë së Organizatës Botërore të Tregtisë, e llogarit totalin e eksporteve bujqësore edhe më lart, në mbi 55 miliardë lekë për vitin 2022.
Shqipëria ka eksportuar 389,805 tonë, ose 42,284 tonë me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 tonë me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 tonë më shumë.