Shifra rekord/ Zbuloni sa miliardë euro kursime kanë shqiptarët

80

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë po preferojnë që kursimet e tyre t’i ruajnë në euro dhe shifrat janë marramendëse.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në monedhën europiane në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët europiane, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.