Shkencëtarët gjejnë mënyrën për prodhimin e energjisë elektrike nga errësira

46

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë “panele antidiellore” që funksionojnë të kundërtën e diellit – gjenerojnë energji elektrike në errësirë, në vend që ta kenë diellin si burimin e tyre.

“Në mënyrë që të gjenerojmë energji elektrike pasi dielli të ketë perënduar, ne përdorim një koncept alternative foto-volt që përdor tokën si burim nxehtësie dhe qiellin e natës si një ftohës”, shpjegojnë shkencëtarët.

Sidoqoftë, “panelet antidiellore” nuk janë aq të dobishëm, pasi ato mund të gjenerojnë vetëm një të katërtën e energjisë së gjeneruar nga panelet diellore. Megjithatë, nëse promovohen, “panelet antidiellore” mund të jenë një pikë e madhe kthese, pasi mund të gjeneronjmë energji elektrike vazhdimisht.