Në vazhdim të aktiviteteve social kulturore që organizohen në Shkodra n’Fest, sot u organizua “Asnjë fëmijë jashtë” një aktivitet social-kulturor që organizohet që nga viti 2005, me rastin e festave të fundvitit. Ky aktivitet organizohet nga organizata “The Door” me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës.
Me anë të këtij aktiviteti synohet të përfshihen të gjitha kategoritë e fëmijëve të familjeve në vështirësi të theksuara social-ekonomike, të përfshihen aktivisht personat me Aftësi Ndryshe, fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian, fëmijë të institucioneve rezidenciale, fëmijë në situatë rruge duke ftuar e mirepritur edhe fëmijë nga njësitë administrative të Bashkisë Shkodër. Në këtë aktivitet fëmijët përformuan në fusha të ndryshme artistike si; muzikë, recitim, vegla muzikore, teatër, etj duke synuar gjithëpërfshirjen e fëmijëve në fusha të ndryshme të artit duke qenë vetë ata protagonist.