Shkodra mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

277

Shkodra mirëpriti, në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”, 200 sportistë nga vende te ndryshme të rajonit dhe Europës. Nën shembullin e një figure të madhe dhe në nderim të Nënë Terezës, të rinjtë nga Anglia, Çekia, Bosnja, Mali i Zi, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria, kanë zhvilluar në Shkodër Turneun Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në sportin e xhudos.

Ky është viti i 11-të, që ky aktivitet është pjesë e Shkodrës, ndërkohë që vitin e ardhshëm, ky turne do të jetë pjesë e aktiviteteve të Bashkisë Shkodër.