Shkolla “Besnik Hidri” në Durrës, kushte dinjitoze për 500 nxënës

47

Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe kopshti “Besnik Hidri” në Rrashbull të Durrësit do të hapë dyert pas pak ditësh me kushte dinjitoze për 460 nxënës dhe 40 fëmijë.

“Besnik Hidri” është një tjetër shkollë që po rilind në Rrashbull të Durrësit. Shkolla e mesme e bashkuar dhe kopshti me të njëjtin emër është një godinë arsimore me 24 klasa dhe 3 laboratorë që pas pak ditësh do të hapë dyert për 460 nxënës dhe 40 fëmijë për të zhvilluar procesin mësimor në kushte më dinjitoze e bashkëkohore.

20 shkolla janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga e para në Durrës, ndërsa 17 të tjera janë në proces.

/ata.gov.al