Fondi 8 miliardë lekë/ Ja sa lekë do marrin administrata, nënat kryefamiljare, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike…

33

Për 1 milionë qytetarë të kategorive të ndryshme qeveria ka vendosur të lëvrojë një fond prej 8 miliardë Lekësh, si mbështetje për inflacionin e shkaktuar nga kriza e çmimeve. Paketa do të shpërndahet në ditët e para të Janarit, ndërsa sot janë zbuluar edhe përfituesit.

  • 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe.
  • 8 000 lekë të reja, do ta përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. Kjo  do të lehtësojë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit. 
  • 8000Lekë (të reja) për çdo familje me ndihmë ekonomike, që impakti i inflacionit të luftës në muajt e mbetur të dimrit të zbutet maksimalisht mbi konsumin bazë të tyre dhe ky dimër i vështirë ekonomik për mbarë Europën, të kalojë sa më lehtë.
  • 20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike
  • Ndërsa, sipas Report TV, për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë.

Po.al