Shpërblimi i festave/ Publikohet grafiku, ja kur mund ta tërheqin pensionistët

60

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikoi sot grafikun e shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020. Shpërndarja do të nisë që nesër për t’u dhënë mundësi të gjithëve ta përfitojnë në kohë.

Sipas këtij grafiku në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor.

Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor.

Në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor.

Në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor.

Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor.

Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor.

Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor.

Në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit.

Ndërkohë, ISSH njofton se “shpërblimet e pa tërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele”.

Sipas vendimit të qeverisë, janë rreth 677 mijë pensionistë që do tërheqin bonusin e fundvitit prej 5 mijë lekësh me një fond total nga buxheti prej 3.4 miliardë lekë të reja ose 34 milionë dollarë.