Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Posta Shqiptare ka njoftuar do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00-18:00.
Në njoftim shkruhet: “ Me qëllim përfundimin me sukses të këtij misoni, si dhe shpërndarjen në kohë të të gjithë pensioneve, ju bëjmë thirrje të gjithë pensionistëve:
Të mbajnë afër aparatet celularë , t’ju përgjigjen telefonatës së postierit, ️si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.