Shqipëria, pjesë e Autostradës Dixhitale Ballkanike për fibrat optike

204

Shqipëria është pjesë e Iniciativës së Autostradës Digjitale Ballkanike në sektorin energjitik, e cila promovon idenë e ndarjes së përbashkët të fibrave optike në rajon.

Për të nxitur më tej ndarjen e aseteve të fibrave optike në nivel kombëtar dhe rajonal, Banka Botërore organizoi një takim në Tiranë me pjesëmarrjen e operatorëve të sistemit të transmetimit të energjise nga rajoni.

Mbi 150,000 km fibra optike janë instaluar gjatë viteve të fundit nga ndërmarrje të energjisë në Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në të njëjtën kohë, ky burim është bërë i përdorshëm komercialisht për t’u dhënë me qira tek ofruesit e internetit vetëm në Malin e Zi dhe Kosovë. Ofruesit e internetit kërkojnë akses tek këto burime me qëllim shtrirjen e shërbimin të tyre edhe në zona të largëta si dhe për të kursyer krahun e punës.

Përhapja e internetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më i ulët se në BE dhe dhe gjendja e infrastrukturës digjitale nuk është në nivelin e kërkuar për të përballur sfidat e zhvillimit ekonomik digjital.