Bashkia Fier prej disa ditësh ka nisur punën për të shtuar gjelbërimin në rrugën më të frekuentuar të qytetit. Pas shumë diskutimesh dhe konsultimesh me specialistë të ndryshëm dhe stafin teknik të punës u vendos mënyra që do të përdoret për të zbutur gjelbërimin dhe për të përmirësuar imazhin. Duke qenë se është një nga rrugët më të frekuentuara gjatë ditës dhe në mbrëmje, puna për të finalizuar këtë angazhim është spostuar gjatë orëve të natës.