Më shumë qendra shëndetësore gjatë sezonit turistik veror

307

Prej datës 15 qershor deri më 15 shtator 2016, në të gjitha zonat turistike në Shqipëri, qofshin këto zonat bregdetare apo malore, do të funksionojnë 26 qendra të përkohshme shëndetësore. Ashtu si edhe vitin që shkoi, këto qendra shëndetësore do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

Të 26 qendrat e përkohshme shëndetësore do të shtrihen në të gjithë vendin nga veriu në jug, kryesisht në zonat bregdetare, por sidomos tek ato më të vizituarat nga turistë të huaj dhe shqiptarë. Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë hapur 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës, në mënyrë që turistët të marrin shërbim në çdo moment të ditës apo natës. Qendrat do të jenë ta pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, në mënyrë që të ofrohet një kujdes i plotë shëndetësor. Me ngritjen e tyre, pacientët për çdolloj shqetësimi do të kenë mundësinë që të drejtohen në qendrën më të afërt me zonën në të cilën ata kanë zgjedhur të pushojnë. Në raport me vitin 2015, për këtë sezon turistik janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore, përkatësisht në zonën e Kelmendit (Tamarë), në Kalanë e Dodës si dhe zonën e Prespës, duke mundësuar kështu një mbulim më të plotë shëndetësor në të gjithë zonat që frekuentohen nga turistët.

Nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor do të merren të gjitha masat për akordimin e buxhetit të nevojshëm për barna e materiale mjekimi, pagesën e personelit të punësuar me kohë të pjesshme si dhe për rastet kur do të jetë e nevojshme marrja me qira e ambienteve për vendosjen e qendrave shëndetësore.

 

QSH Personeli mjek Personeli infermier
QSH Margegaj (Valbonë) 2 2
QSH Shalë (Theth) 2 2
QSH Shkrel (Razëm) 2 2
QSH Velipojë 3 3
QSH Kelmend (Tamarë) 2 2
QSH Kala e Dodës 2 2
QSH Shëngjin 3 3
QSH Nr.l Durrës (Currilat) 2 2
QSH Nr.6 Durrës (Plazhi Durrës + Shkëmbi i Kavajës) 5 5
QSH Ishëm (Gjiri i Lalzit) 3 3
QSH Golem (Plazhi Golem + Mali i Robit) 5 5
QSH Divjakë 3 3
QSH Ndërmenas (Darëzezë) 2 2
QSH Komuna Qendër Vlorë (Zvërnec) 2 2
QSH Nr.3 Vlorë (Plazhi i vjetër) 2 2
QSH Orikum (Radhimë) 2 2
QSH Himarë  (Dhërmi, Himarë, Qeparo) 7 7
QSH Ksamil (Ksamil 1, Ksamil 2) 4 4
QSH Sarande (Plazhi Borsh) 3 3
QSH Pogradec (Pogradec) 2 2
QSH Liqenas (Prespë) 2 2
Total 60 60