Si mandarinat shqiptare kanë çarë tregjet evropiane, ndër më të preferuarat

20

Eksporti i mandarinave i rrit ndjeshëm në javët e para të dhjetorit të kaluar, pavarësisht sfidave të krijuara nga pandemia. Të dhënat zyrtare nga qendra e eksporteve në Vlorë dëshmojnë se vendi eksportoi 1,600 ton gjatë javës 11-17 dhjetor.

Referuar “See Export Consultancy Network”, eksportet e mandarinave janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit. Në vitin 2010, vendi prodhoi 5 mijë ton mandarina por që nuk u eksportuan dot. Por në 2019, prodhimi shkoi në 31 mijë ton, nga të cilat 14 mijë u eksportuan.

Edhe pse Shqipëria është një nga vendet më të vogla të Europës, ajo synon të peshojë në prodhimin bujqësor falë klimës favorizuese mesdhetare. Të dhënat nga ministria e Bujqësisë tregojnë se Shqipëria ka eksportuar më shumë se 112 mijë ton fruta dhe perime në 6 muajt e parë të 2020 me një vlerë 51.7 milionë euro.

Prodhimi i qitrove është trefishuar në dekadën e fundit, nga 13,336 tonë në 2010 në 50,882 ton në 2019.

Kultivimi i mandarinave në Sarandë dominon sektorin dhe është ndër aktivitetet më fitimprurëse bujqësore në Shqipëri. Prodhimi është i përqendruar në ferma dhe kooperativa të mirëorganizuara duke përdorur metoda moderne kultivimi. Eksportet janë kryesisht në tregjet rajonale si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Ukrainë.