Si të kujdesemi për fytyrën në stinën e pranverës

77

Stina e pranverës është momenti, kur fytyra ka nevojë për një kujdes tejet të veçantë. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturave. E për të lehtësuar këtë situatë, këto janë disa këshilla.

Zgjidhni kremin e duhur

Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve. Kremrat në dimër janë më të pasur dhe më intensivë, që t’iu mbrojnë nga era apo i ftohti, ndërsa në pranverë preferohen kremra të lehtë dhe të lëngshëm.

Realizoni një pastrim të plotë të fytyrës

Një pastrim i thellë i fytyrës është një nga gjërat e para, që duhet të bëni për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë. Në qendra estetike, apo edhe në kushte shtëpie, mund të realizohet një pastrim i përshtatshëm për tipin e lëkurës.

Për një lëkurë më të bukur

Një herë në javë duhet të aplikoni “skrab” në fytyrë dhe trup. Kjo bëhët për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për ta bërë atë sa më të lëmuar.

Përdorni krem dite dhe nate

Në mëngjes, pas larjes së fytyrës përdorni një krem hidratues me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Në mbrëmje përdorni një krem nate me përbërës specifikë, që përkëdhelin lëkurën e acaruar nga mikrobet gjatë gjithë ditës.

Disa rregulla bazë

Për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për të parandaluar plakjen, pastrojeni fytyrën dy herë në ditë para se ta hidratoni.

Zgjidhni ushqimin

Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë, për të kaluar një pranverë në formë të mirë. Si masë paraprake, konsumoni së paku deri në 5 perime dhe fruta në ditë.

Pini sa më shumë ujë

Mos harroni ujin! Mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar është duke konsumuar ujë. Të paktën 8 gota ujë në ditë mund të ndihmojnë lëkurën tuaj.