Spitali i Fierit, përfundon puna në 70% të godinave

53

Kjo e premte shënon edhe ditën e 50 të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Ri Rajonal të Fierit. Siç duket pjesa më e madhe e godinave tashmë janë ngritur.

Koordinatori i projektit, Evis Berberi, pohon se deri tani ka përfunduar rreth 70% e punës për ndërtimin e godinave.

Duke marrë parasysh edhe pajisjet mund të konsiderohet tek 50% në total.

Përveç pavioneve ka marrë formë edhe hyrja kryesore e spitalit.Me ritme të shpejta vijon puna edhe për ndërtimin e godinës qendrore.

Godina B do të jetë edhe “zemra e spitalit” e përbërë nga sallat kirurgjikale dhe laboratorët. Do të jetë më 2 kate dhe po ndërtohet me çelik të përforcuar.

Në sesionin A dhe C që do të shërbejnë si Urgjenca e spitalit dhe pavionet, po sistemohen edhe dhomat.

Ndërtimi i këtij spitali ishte pjesë e angazhimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Ankara për ta finalizuar brenda 3 muajsh. Për këtë bast të Erdogan ndërtuesit janë optimistë.

Të gjitha strukturat e përdorura për ngritjen e godinave janë antisizmike për të garantuar sigurinë e tyre. Spitali i Fierit zë një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 prej të cilave strukturë spitalore, me një kosto që arrin 70 milionë euro.