Spitali Pediatrik në QSUT, prindërit: Staf i mrekullueshëm, kushtet shumë të mira

27

“Stafi është i mrekullueshëm dhe kushtet janë shumë të mira”.

Kështu u shpreh prindi i një fëmije të shtruar në Shërbimin e Pediatrisë Infantile në Spitalin Pediatrik në QSUT.

Ky shërbim ofron kushtet më bashkëkohore për pacientët e vegjël.

Një qytetare tha se, “kam operuar djalin, kushtet janë shumë të mira, me stafin jam shumë e kënaqur, janë shumë të përkushtuar. Gjithashtu higjiena në spital është shumë e mirë”.

“Vajza ka bërë përmirësim shumë të mirë, ndërhyrja doli shumë mirë dhe shërbimi ka qenë shumë i mirë”, tha një tjetër qytetare.

Ndërsa një qytetar u shpreh se “stafi është shumë i komunikueshëm, janë të respektueshëm, na kanë shërbyer jashtë mase”.

“Vajza ka bërë një ndërhyrje, jam shumë e kënaqur me personelin dhe me ecurinë e vajzës”, tha një tjetër qytetare.

Spitali i ri Pediatrik ofron kushte me standarde europiane, duke përfshirë tre shërbime: urgjencën, reanimacionin dhe kirurgjinë infantile. Shërbimi i urgjencës në QSUT është i pajisur me të gjitha pajisjet dhe një zonë observimi me kapacitet deri në 30 shtretër, me mundësi zgjerimi të kapaciteteve pritëse në rast fluksi.

Faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme. Kjo fazë do të mundësojë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj. Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

/ata.gov.al