CHwB Albania organizon Kampin Rajonal të Restaurimit në zonën e liqenit të Ohrit

1

Kampi i 51-të Rajonal i Restaurimit ka nisur me një javë leksionesh online nga ekspertë ndërkombëtarë të cilët do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre të paçmueshme mbi konservimin, metodat e dokumentimit arkitektonik dhe mjetet më të fundit, përmes platformës të mësimit online nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania).

Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësinë të marrin dhe më pas të testojnë njohuritë e tyre përmes këtij moduli edukativ të personalizuar në lidhje me temën “Dokumentimi i Vendeve Historike me Teknologji të shekullit të 21-të”.

Giorgio Verdiani është një nga pedagogët e nderuar që tregon mbi Fotogrametrinë, si një nga mjetet e përdorura në praktikën e dokumentimit të trashëgimisë kulturore.

Kampi i 51-tëG Rajonal i Restaurimit gjithashtu do të ketë disa aktivitete tërheqëse në terren fill pas leksioneve online. Kampi në këtë vit do të përqëndrohet  në rajonin befasues të Liqenit të Ohrit, i shtrirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i njohur për pasuritë e tij magjepsëse natyrore dhe kulturore.

Pjesëmarrësit do të mund të zhyten në një botë eksplorimi ndërsa u jepet mundësia të punojnë me dokumentimin e disa prej aseteve të listuara të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së këtij rajoni, përmes ndihmës së ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas mbi dokumentimin klasik dhe digjital.

/ata.gov.al