Status për minatorët, përfitojnë 8.000 vetë

276

Pas punonjësve të industrisë së naftës, po hartohet një status i veçantë edhe për punonjësit e industrisë së minierave. Ministria e Energjisë thotë se kërkesa erdhi nga vet minatorët dhe ish-minatorë në pension, e po diskutohet prej 6 muajsh.

Në draft kërkohet që paga minimale e punëtorëve aktualë të minierës të jetë së paku 70 mijë lekë në muaj. Mbi këtë pagë, drafti parashikon shpërblimin për vjetërsi në punë. Për rastet e aksidenteve nëntokë, ose ato të invaliditetit të plotë, minatorët kërkojnë pension familjar për bashkëshorten, kur nuk është e punësuar, apo fëmijët e mitur deri në moshën 18 vjeç.

Drafti parashikon rritjen e pensionit në minimalisht 30 mijë lekë dhe ulje të viteve të punës nëntokë, mbi të cilat llogaritet dalja në pension. Përfituesit e statusit kanë të drejtën të kryejnë dy herë në vit kontroll mjekësor falas dhe në rast të sëmundjeve përfitojnë kurim mjekësor falas.

Nga ky status i veçantë pritet të përfitojnë një numër prej 8.000 vetësh. 

Burimi: Top Channel