Stina e nxehtë, mjekja Brati për ATSH: Si të mbroni fëmijët dhe çfarë të keni në çantën e urgjencës

16

Vala e të nxehtit me të cilën u përball vendi ynë, kryesisht në dy javët që lamë pas, ka çuar drejt qendrave shëndetësore një numër të madh fëmijësh.

Mjekja pediatre Sonila Brati, tha për ATSH-në se në Qendrën Shëndetësore nr 2, janë vënë re më shumë rastet e temperaturave shumë të larta, deri 39-40. Kanë dominuar Infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, konjuktivitet, otitet, tonsilitet purulente. Gjithashtu gastroenteritet dhe dermatitet të shaktuara nga plazhi ose pishina.

Një tjetër problematikë që po shoqëron fëmijët e vegjël gjatë kësaj stine është sindromi “gojë-këmbë-duar” që po qarkullon në çerdhe dhe kopshte. Pediatrja Sonila Brati, e cila së fundmi ka pasur një shtim të rasteve, deri në 25 vizita në turn, këshillon të shtohet kujdesi për fëmijët por pa lënë pas edhe moshat e treta, edhe ata vulnerabël në këto ditë të nxehta.

Këshillat për t’u ndjekur në këto ditë:

∙ Të evitohen vendet e mbipopulluara por edhe ato shumë të ftohta nga përdorimi i kondicionerëve.

∙ Të shtohet sa të mundet, sasia e lëngjeve që konsumojmë.

∙ Veshje të lehta.

∙Të hamë ushqime të freskëta.

Duke qenë se një pjesë e madhe e familjeve me fëmijë, janë duke frekuentuar plazhet, mjekja këshillon që përpara se të nisen me pushime, duhet të kenë me vete një cantë urgjence dhe të mos harrojnë se ekzpozimi ndaj rrezeve të Diellit, për fëmijët duhet të ndërpritet në intervalin 11:00-17:00.

Nëse fëmijët janë duke kaluar një virozë, duhet të evitojnë ekspozimin në diell. Të paktën për 5 ditë derisa të kenë kaluar këtë gjendje. Ndërsa medikamentet e domosdoshme për të pasur në çantën e urgjencës janë:

∙ Antipiretikë për temperaturën (Paracetamol/Ibuprofen)

∙ Analgjezik për veshin

∙ Probiotikë për diare

∙ Shurup për të vjellat

∙ Solucion fiziologjik

∙ Krem plazhi spf 30 50

∙ Një krem për pickime

∙ Antihistaminik në rast të ndonjë alergjie.

/ata.gov.al