Miratohet marrëveshja për programin e shkëmbimit për studimet universitare “CEEPUS IV”

4

Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Hungarisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Polonisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë e Republikës së Sllovenisë, për programin e shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare “CEEPUS IV”.

Vendimi hyri në fuqi menjëherë.
Më 8 dhjetor 1993, Austria, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimet shumëpalëshe akademike, njohur si CEEPUS.
Programi është dizenjuar për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e vendeve përballë sfidave globale në arsimim.
Ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi me universitetet më të mira evropiane është ndër prioritetet arsimore në vend.
/ata.gov.al