6-mujori, të ardhurat nga TVSH rritje me 20 %

0

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 22.3 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 20 % më shumë se 6-mujori 2022, si dhe 1.7 miliadë lekë, ose 8 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6-mujorin 2023.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import, për 6-mujorin rezultojnë 70.7 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 2.5 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 1.5 miliardë ose 2% më pak se plani për 6 mujorin 2023.

Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2023 janë 9.1 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 15.9% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 610 milionë lekë ose 7.2% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2023.

/ata.gov.al