Strehim për tre familjet e Dragobisë që ju dogj kulla 200-vjeçare

300

Tre familje në zonën e Dragobisë në Tropojë mbetën pak ditë më parë në qiell të hapur për shkak të një zjarri që ra në banesën e tyre, një kullë karakteristike e zonës. Zjarri i rënë nga një shkëndijë elektrike la të gjithë pjesëtarët e familjeve Ismalaj pa një kulm mbi kokë në këto ditë të ftohta dimri. Menjëherë nga vënia në dijeni për ngjarjen, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë udhëtoi drejt Dragobisë, pranë familjeve Ismalaj për t’iu ofruar ndihmesën e nevojshme për anëtarët e këtyre familjeve, në zonën që prej ditësh është e mbuluar nga dëbora dhe me vështirësi aksesi për automjetet.

Familjeve, me ndihmën e bizneseve, u është siguruar banese në qytetin e Bajarm Currit. Me zhbllokimin e zonës nga dëbora, familjet do të ndihmohen edhe për rindërtimin e banesës, një nga më të vjetrat e krahinës, ndërtuar nga të parët e tyre më shumë se 200 vjet më parë.