Studim: Ekspozimi në diell lufton infeksionet

24

Rrezet e diellit përmirësojnë shëndetin tonë duke aktivizuar sistemin imunitar, sipas shkencëtarëve.

Drita e diellit lejon qelizat T, të cilat luftojnë infeksionet, të lëvizin më shpejt, zbulon studimi i ri.

Nëse kaloni kohë në diell merrni vitamin D, që ndihmon për të parandaluar astmën, kancerin në gji dhe depresionin.

Por studimi i ri nga Universiteti Georgetown në SHBA ka zbuluar se rrezet diellore aktivizojnë peroksid hidrogjenin që hap rrugët për qelizat T. Kompleksi çlirohet nga qelizat e bardha të gjakut kur ato ndjejnë një infeksion, e më pas vrasin bakteret.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se drita blu nga dielli është më e sigurt se rrezet UV – që nevojiten për prodhimin e vitaminës D.