Studim/ Më shumë zgjat lumturia tek ata që japin sesa tek ata që marrin

88

Sipas një studimi të bërë nga “University of Chicago Booth School of Business” dhe nga “Northwestern University Kellogg School of Management”, zbulon në fakt se lumturia që ndjejmë pas një eventi të caktuar apo aktiviteti bie çdo herë që e eksperimentojmë, një fenomen që njihet si përshtatje hedonike, por t’i dhurosh të tjerëve mund të jetë një përjashtim nga kjo rregull.

Në një eksperiment pjesëmarrësit, 96 studentë universitarë, mori secili pesë dollarë çdo ditë për pesë ditë, që duhej ta shpenzonin për të njëjtën gjë çdo herë. Studiuesit i kërkuan në mënyrë të rastësishme pjesëmarrësve të përdorin paratë për veten ose dikë tjetër, për shembull duke lënë paratë në një kuti bakshishesh në të njëjtin bar ose duke bërë një dhurim në të njëjtën organizatë bamirësie çdo ditë.

Të dhënat kanë treguar një skemë të qartë, pjesëmarrësit filluan me të njëjtin nivel lumturie dhe ata që kanë shpenzuar para për veten kanë regjistruar një rënie të vazhduar, që në fakt nuk ndodhte për ata që ia dhuruan dikujt tjetër.

Kënaqësie e të dhuruarit për të pestën ditë radhazi ishte e fortë sa në fillim. Dy studiuesit Ed O’Brien dhe Samantha Kassirer zhvilluan më pas një eksperiment të dytë në internet, në të cilin 502 pjesëmarrës luajtën 10 raunde të një loje.

Fituan pesë qindarka për raund, duke zgjedhur nëse t’i mbajnë ose t’ia japin një organizate sipas dëshirës së tyre. Edhe në këtë rast u shfaq që lumturia e atyre që i dhuruan paratë e fituara ra më me ngadalësi.