VIDEO/ Shqiptari, “hero” në Francë! Parandalon sulmin me armë në diskotekë

193

Një tjetër shqiptar nga Kosova është kthyer në hero në Avallon të Francës pasi ka parandaluar një sulm me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Këto janë pamjet e marra nga kamerat të sigurisë në diskotekën ku punon shqiptari nga Kosova, Bujar Muli dhe ky është momenti kur agresori me kallashnikov në dorë ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme.

Ai është neutralizuar nga Bujar Muli, i cili më pas është ndihmuar edhe nga kolegë të tij.