Studimi shkencor: Dieta mesdhetare parandalon depresionin

177

Konsumimi i dietave mesdhetare të pasura me arrorë dhe peshk ndihmon në parandalimin e depresionit.

Ky është zbulimi i bërë nga një studim i shkencëtarëve në University College London (UCL) në Britaninë e Madhe.

Sipas shkencëtarëve, dieta e pasur me fruta, perime, arrorë, ushqime të tjera me bazë bimët dhe peshk, një dietë tipike për banorët e shteteve mesdhetare – mund të ulë rrezikun e prekjes nga depresioni.

Studiuesit, të cilët punuan me partnerë në Spanjë dhe Australi, e publikuan raportin e tyre në revistën “Molecular Psychiatry” duke bërë një lidhje mes humorit të njerëzve dhe ushqimit që ata konsumojnë.

Ka prova bindëse që tregojnë se ka një lidhje mes cilësisë së dietës dhe shëndetit mendor”, tha Dr. Camille Lassale, udhëheqëse e studimi