Syze 1-dollarëshe, t’u kthesh buzëqeshjen mijëra njerëzve

396

Syzet 1-dollarëshe u krijuan pas muajsh e muajsh të tërë eksperimentesh, deri në momentin kur unë i testova ato për herë të parë në Ugandë tek disa prej vendasve, buzëqeshja e të cilëve nuk më hiqet ende nga mendja. Varfëria ekstreme nuk do të thotë vetëm të mbretërojë uria dhe sëmundje nga më të ndryshmet, por ajo që t’i lidh duart më shumë se gjithçka është mungesa e shpresës dhe pamundësia për të vepruar edhe në rastet më ekstreme.

Rreth 150 milionë njerëz në botë kanë nevojë për syze optike dhe për shkak të pamundësisë për t’i blerë, shumë prej tyre nuk mund të shkojnë në shkollë, ndërsa disa të tjerë në punë, duke ia vështirësuar shumë jetesën. Pikërisht, këtë gjë doja të ndryshoja, kur nisa projektin tim për syzet 1-dollarëshe, shprehet profesor Martin Aufmuth.

Syzet 1-dollarëshe: Ato përbëhen nga një skelet fleksibël çeliku, i cili është lehtësisht i përthyeshëm dhe mund t’i japësh formën që dëshiron nëpërmjet një makinerie të thjeshtë artizanale, ndërsa lentet përbëhen nga polikarbonati i papërpunuar, prandaj edhe kostoja e tyre nuk i kalon as 1 dollarë.

Prodhim artizanal

Syzet 1-dollarëshe prodhohen nga banorët vendas së bashku me ndihmën e një makinerie artizanale që i ndihmon ata për të përshpejtuar procesin e prodhimit të tyre. Një makineri e tillë nuk ka nevojë për energji elektrike që të punojë dhe mund të transportohet lehtësisht nga një vend afrikan në një tjetër.

Dizajne të veçanta

Edhe pse vetëm 1 dollar, ju mund të zgjidhni modelin që ju pëlqen, sepse ka disa varietete ngjyrash si bluja, e verdha apo e kuqja.

Lentet

Forma e lenteve është e njëjtë, sferike, ndërsa numrat e tyre fillojnë nga ato më të voglat e deri tek +6 dhe -6.

Në nëntor të 2015, Syzet optike 1-dollarëshe morën çmimin “Tech Award” në San Jose të Kalifornisë. Çmimi iu dha pasi krijimi i një produkti të tillë është shumë i nevojshëm në vendet në zhvillim dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë si në përmirësimin e shëndetit të tyre ashtu edhe në mënyrën e jetesës.