Tiranë, drejt përfundimit ndërtimi i shkollës në Bërzhitë

301

Viti i ri shkollor që nis në shtator do t’i gjejë fëmijët e fshatit Mihajas në Berzhitë me një shkollë të re. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet e shkollës së re 9-vjeçare të fshatit, e cila do t’i shërbejë një komuniteti që jeton në një nga zonat më periferike të Tiranës, edhe si një qendër shëndetësore.