Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, 22 gra kanë mundur që sot të kenë bizneset e tyre në kryeqytet, duke punësuar veten, por edhe duke krijuar mundësi për t’u punësuar me dhjetëra të tjerë. Është finalizuar kështu me sukses Fondi për Gratë Sipërmarrëse, si një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, për të cilin për herë të parë Bashkia Tiranë miratoi një fond 6 milion lek për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç.
Fondi për Gratë Sipërmarrëse është një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë Bashkia e Tiranës miratoi një fond prej 6 milion lekë për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeçe. Nga ky fond u mbështetën 22 gra në krijimin e bizneseve në fushat e tregtisë, prodhim veshjesh dhe sendesh popullore, teknologji informacioni e shërbime të ndryshme. Këto biznese ishin Start-Up, por edhe biznese ekzistuese, të cilat kërkonin një ndihmë nga Bashkia e Tiranës, e cila deri sot nuk i kishte pasur në politikat e tyre mbështetëse.