Policia Bashkiake e Tiranës, përveç përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve, vjen tashmë edhe me një imazh të ri. Punonjësit e saj tashmë kanë në përdorim uniformat e reja, si dhe kanë nisur patrullimin në territorin e Tiranës edhe me biçikleta. Dy elementë që i japin punonjësit të Policisë Bashkiake më shumë dinjitet dhe autoritet, si dhe e afrojnë atë më shumë me qytetarin, duke i dhënë në të njëjtën kohë më shumë akses në territor.
Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.
Burimi: Lexo.al