Bashkia e Tiranës ka realizuar vendosjen e kazanëve të rinj sot tek ”Rruga e Durrësit”, ”Rruga e Kavajës” dhe tek rruga ”Myslym Shyri”. Duke qenë se këto kazanë i shërbejnë diferencimit të mbetjeve, një grup të rinjësh vullnetarë vazhdojnë të japin informacionin e nevojshëm për qytetarët.