Tiranë, nis puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Jeronim De Rada”

14

Shumë shpejt komuniteti i Njësisë 9 në kryeqytet do të ketë një shkollë tërësisht të re, me kushte e mjedise dinjitoze për 1100 nxënësit e saj.

Pas 54 vitesh, ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Jeronim De Rada”, e cila do të ketë jo vetëm më shumë klasa në dispozicion, por edhe laboratorë e palestër të re.

Shkolla “Jeronim De Rada” është ndërtuar në vitin 1965 dhe që prej atëherë nuk është ndërhyrë plotësisht.

Falë rikonstruksionit të plotë, kjo shkollë do të ketë më shumë klasa, nyje sanitare, një palestër të re me ambiente ndihmëse, laboratorë të mirëpajisur, si dhe vendosjen e sistemit qendror të ngrohjes.