Shqiptarja Erza Muqolli këndon para 40 mijë të pranishmëve në Francë (VIDEO)

31

Erza Muqolli po vazhdon me sukseset e saj në fushën e muzikës.

Vajza shqiptare e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.

Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur si Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë tjerë.

Erza, 13 vjeçare, ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert, këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse.