Tiranë, nis shpërndarja e Kartës së Studentit

55

Në Tiranë, fakultetet përkatëse kanë nisur shpërndarjen e Kartës së Studentit.

Fakultetet njoftojnë studentët e të gjithë cikleve se duke nisur që nga dita e hënë, do të shpërndahet Karta e Studentit.

Në njoftimin për shtyp, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë bën të ditur se “studentët e programit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor, drejtimi Gjuhë Letërsi, se ditën e Hënë datë 27.05.2019, ora 9.00-16.00 pranë ambienteve të FHF- së në zyrën e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, përballë zyrës së masterave, kati i parë, fillojnë procedurat e pajisjes me Kartën e Studentit”.

“Studentët e programit Bachelor Gjuhë Letërsi, si dhe studentet e masterit MP dhe MSH, do të paraqiten në këtë zyrë, ku do të fillojnë veprimet për kryerjen e kësaj procedure sipas grafikut të mëposhtëm:

E Hënë, 27.05.2019, ora 900-1600 Viti i parë Bachelor

E Martë, 28.05.2019, ora 900-1600 Viti i parë MP, MSH

E Mërkurë, 29.05.2019, ora 900-1600 Viti i dytë Bachelor

E Enjte, 30.05.2019, ora 0900-1600 Viti i dytë MP, MSH

E Premte, 31.05.2019, ora 0900-1600 Viti i tretë Bachelor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi është publikuar edhe nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  sipas së cilit, të gjithë studentët mund të aplikojnë për Kartën Bashkiake të Studentit dhe të përfitojnë të gjitha shërbimet që u ofrohen nëpërmjet kësaj karte.

Çdo student i institucioneve të arsimit të lartë të qytetit të Tiranës, i cili është në moshën nga 18 vjeç deri 28 vjeç, mund të aplikojë për përfitimin e Kartës.

Nëpërmjet Kartës së Studentit, studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara për transport dhe 14 fusha të tjera shërbimesh.