Tjetër ndërhyrje në Tiranë, rikonstruktohen trotuarët e rrugës së Porcelanit

109

Qytetarët që jetojnë në zonën e Freskut apo në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet do të kenë shumë shpejt në dispozicion një rrugë me trotuare tërësisht të reja.

Bashkia ka nisur punën për rikonstruksionin e trotuarëve në rrugën e Porcerlanit, një nga akset kryesore të qytetit që kishin shumë vite pa njohur asnjë ndërhyrje.

Fillimisht është ndërhyrë në rrjetin nëntokësor me rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe me rrjetin elektrik.