Nis rikonstruksioni i rrugës “Njazi Meka” në kryeqytet

1

Ekipet e bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e rrugës “Njazi Meka” në kryeqytet.

Kjo konsiderohet si një prej rrugëve kryesore të njësisë nr. 4, dhe lidh këtë njësi administrative me Paskuqanin.

Rruga “Njazi Meka” kishte pësuar disa dëmtime dhe tashmë pritet të rikonstruktohet tërësisht për të mundësuar lëvizjen e lirshme të qytetarëve.

Pas projekteve të zhvilluara nga bashkia e Tiranës në këtë zonë të kryeqytetit, rikonstruksioni i kësaj rruge i jep një pamje të re të gjithë lagjes.

/ata.gov.al