Transformohet një tjetër rrugë në kryeqytet

75

Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugëve mes blloqeve të zonës në Njësinë numër 11. Bashkia Tiranë njofton për nisjen e punimeve, me qëllim për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e gjithë infrastrukturës në rrugën ‘Miftar Gërbolli’, me ndërhyrjen fillimisht me rrjetin nëntokësor për shkak të rrjedhjes së ujërave të zeza dhe përmbytjeve, si dhe për të përmirësuar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.