Trashëgimia kulturore e Vlorës në aplikacionin “South Albania Heritage”

404

Trashëgimia kulturore dhe natyrore në rajonin e Vlorës është tashmë pjesë e aplikacionit “South Albania Heritage”.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë menaxhon trashëgiminë kulturore në këtë territor ku dallojmë 3 parqe arkeologjike, 5 qendra historike, mbi 220 monumente kulturore dhe trashëgimi kulturore jomateriale të kësaj zone.

Gjithashtu në aplikacion janë të pasqyruara përveç atraksioneve kulturore edhe ato natyrore me rreth 90 monumente natyrore dhe 6 zona të mbrojtura.

Një aplikacion që do t’ju çojë në çdo udhëzues të mundshëm në Shqipërinë e Jugut, mund të jetë vizitë kulturore, shëtitje, zhytje etj. Çdo gjë për të eksploruar e gjeni të treguar në hartë me detajet e veta.

Ky aplikacion ju ofron dhe komoditetin e itinerarit më të mirë për të ndjekur, për të shkuar në të gjitha destinacionet që ju zgjidhni të vizitoni.

Këtë aplikacion mund ta shkarkoni falas në Google Play dhe App Store.